Meta kthen për rishqyrtim zgjatjen e koncesionit të aeroportit të Rinasit
Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim ligjin, që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit të Rinasit, “Nënë Tereza” me 13 vite të tjera.
Në një deklaratë për shtyp Meta e cilësoi procedurën e ndjekur për këtë ligj të kryer “në shkelje flagrante me ligjin dhe Kushtetutën”. Ai tha se përgatitja e dosjes dhe procedurat e ndjekura kanë qenë “në një kohë rekord brenda një dite” me “akte preferenciale dhe klienteliste”.
“Ajo që po ndodh, është se afati 13-vjeçar… që zgjatet pas 6 vjetësh kur do të përfundonte koncesioni… pra 19 vite nga sot, është në vetvete më shumë se sa gjysma e afatit të përgjithshëm të kontratës bazë, që është 22 vjet, kontratë që ishte realizuar me konkurrim të hapur dhe negociata, ndërsa aktualisht po shtyhet edhe me 13 vite të tjera pa asnjë lloj konkurrimi,” – u shpreh Meta duke argumentuar se me këtë veprim është shkelur ligji.
Meta ngriti dyshimin se nga mungesa e transparencës dhe procedura e ndjekur, kompania e cila ka investuar më parë në blerjen me 70 milionë euro të kapitaleve të Tirana International Airport shpk “e ka pasur të qartë dhe të sigurt natyrën e investimit që do të bënte” dhe “zgjatjen e koncesionit”.
Presidenti u shpreh se në kontratën e koncesionit parashikohet një pikë ku kompanisë i lejohet të marrë hua me kapitalet e aeroportit për realizimin e investimeve të zotuara. Kjo sipas Metës vë në rrezik vetë operimin e aeroportit.
Gjatë deklaratës së tij për shtyp Meta akuzoi qeverinë për abuzime korruptive dhe bëri thirrje që qytetarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 25 prillit në mënyrë që të mos lejojnë që këto abuzime të vijojnë më tej.
Lexoni gjithashtu:
Meta mohon të jetë takuar me persona që kanë probleme me ligjin
Vlerësimi i Ardian Dvoranit, Meta: E ka nxjerrë Rama, fletë-lavdërimi si ato të Partisë së Punës
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta