Meta mohon të jetë takuar me persona që kanë probleme me ligjin

24 Shkurt 2021 | 13:23

Presidenti Ilir Meta mohoi sot të jetë takuar me persona me probleme me ligjin apo se mban kontakte me ish-zyrtarë të drejtësisë të larguar nga procesi i vetingut.

I pyetur nga gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu për pretendimet e ngritura nga Sekretari i Partisë Socialiste, Taulant Balla, se Presidenti “vajti fshehurazi në një takim në Librazhd”, Meta u përgjigj se ky pretendim ishte i trilluar.

“I vetmi personazh që ka probleme me ligjin, me të cilin kam foto, është krye-oligarku,” – u përgjigj me ironi Meta duke nënkuptuar kryeministrin Edi Rama, – “E di i gjithë populli i Librazhdit që isha me disa djem dhe familje të shkëlqyera sportdashëse të atij komuniteti.”

Sipas Presidentit akuzat e ngritura nga socialistët janë të qëllimshme duke pasur parasysh situatën përpara zgjedhjeve.

“Më ftoi Taulanti mua dhe s’vajta [në Librazhd], meqenëse e do Presidentin gjithpërfshirës?! Taulantin e nxjerrin vetëm për të sharë e për të provokuar, atë detyrë ka, por unë e di, me 26 prill [pas zgjedhjeve] ai do të bëhet një qytetar që do ta respektojë Kushtetutën dhe institucionet në mënyrë sa më shembullore, por deri atëherë edhe ai të jetë i kujdesshëm,” – vijoi më tej Meta.

Një javë më parë në një intervistë për Euronews Albania, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Balla, deklaroi se “Meta takohet me prokurorë dhe gjyqtarë të larguar nga vetingu”.

Më 19 shkurt Presidenti Meta u shpreh në një deklaratë se “kushdo që do të mundohet të manipulojë votën nuk ia merr mendja se çfarë do t’i presë”. I pyetur nga gazetarja e Euronews Albania se çfarë nënkuptonte me këtë deklaratë, Meta nuk dha ndonjë koment më të qartë.

Lexoni gjithashtu:

Meta kthen për rishqyrtim zgjatjen e koncesionit të aeroportit të Rinasit

Vlerësimi i Ardian Dvoranit, Meta: E ka nxjerrë Rama, fletë-lavdërimi si ato të Partisë së Punës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026