Gazi i gatimit, qindra njerëz të dëshpëruar qëndrojnë në radhë në Gaza

29 Nëntor 2023 | 07:28

Që nga fillimi i armëpushimit, njerëzit në Gaza kanë qenë në radhë për furnizime, përfshirë gazin e gatimit.

Sipas mediave të huaja, Deir al-Balah shtrihet në qendër të Gazës. Supozohet të jetë një qytet “i sigurt” në krahasim me veriun e shkatërruar, ku popullsia e tij është zhvendosur.

Qindra janë në radhë për marrjen e gazit të gatimit dhe disa njerëz thonë se kanë tre ditë që presin atje, duke fjetur në anë të rrugës në të ftohtë, me shpresën se do të mund të gatuajnë diçka të nxehtë.

“Ku janë të gjithë arabët dhe muslimanët?”- një mesoburrë bërtet me inat teksa pret në radhë për gaz. “Ku janë të gjithë mbrojtësit e të drejtave të njeriut? Ju e keni lënë popullin palestinez të vuajë, të ketë uri dhe të shkatërrohet.”

Dëshpërimi dhe zhgënjimi janë të dukshëm në fytyrën e një gruaje. “Ne kemi pritur në radhë për të mbushur një bombol gazi që herët në mëngjes,” thotë ajo. “Kam falur namazin e sabahut në këmbë”, shtoi ajo më tej.

Ajo thotë se ishte zhvendosur nga Beit Hanoun në veri, vetëm 2 km (1.2 milje) nga kufiri me Izraelin. Ajo tani po jeton me familjen e saj në një shkollë të OKB-së në qytetin Deir al-Balah në qendër të Gazës.

“Nuk mund ta përshkruaj shkatërrimin,” thotë ajo. “Familje të tëra janë fshirë nga të dhënat civile. Ata janë vrarë nën shtëpitë e tyre. Gaza është shkatërruar plotësisht. Na mëshiro.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026