1021 raste të reja, numër rekord viktimash nga COVID-19 në Shqipëri

24 Shkurt 2021 | 16:47

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 1021 raste të reja me COVID-19 në 3897 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 19 persona kanë humbur jetën për shkak të virusit teksa ka vijuar procesi i vaksinimit me 1134 persona të tjerë.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 451 raste në Tiranë, 42 raste në Durrës, 40 raste në Vlorë, Sarandë, 38 raste në Fier, 34 raste në Shkodër, 32 raste në Kavajë, 28 raste në Elbasan, Gjirokastër, 25 raste në Krujë, 23 raste në Berat, 21 raste në Pogradec, Gramsh, 19 raste në Kuçovë, 16 raste në Lushnje,  14 raste në Kamëz, 13 raste në Kukës dhe Lezhë, 12 raste në Librazhd, 11 raste në Kurbin, Tepelenë, 10 raste në Korçë, 9 raste në Mallakastër, 7 raste Ura Vajgurore, Kolonjë, 6 raste në Mirditë, 5 raste në Devoll, Pukë, Mat, 4 raste në Vorë, 3 raste në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë, Cërrik, 2 raste në Tropojë, Përmet, Dibër, Përrenjas, Peqin, Skrapar, Poliçan, 1 rast në Has, Delvinë, Divjakë, Roskovec, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 906 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 66,309 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 45 në terapi intensive, nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 19 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetarë nga Lezha, 1 qytetar nga Korçë, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 41-85 vjeç”, bëri me dije Ministria e Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (24 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore       1021

Të shëruar në 24 orë     906

Të shtruar në spitale      647

Humbje jete në 24 orë   19

Testime ditore               3897

Testime totale           451,643

Raste pozitive            103,327

Raste të shëruara      66,309

Raste Aktive               35,303

Humbje jete                1,715

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   22,294

Fier        2714

Durrës     1760

Vlorë     1793 

Shkodër   1402

Elbasan    934

Lezhë   831

Berat       1012

Korçë  946

Gjirokastër 939

Dibër    322

Kukës   356

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026