Partia e Lirisë: Çështja Beleri është kthyer në pengesë për integrimin

29 Nëntor 2023 | 16:12

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me parlajmërimin e Greqisë për bllokimin e integrimit nëse nuk lejohet të betohet kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri.

Përmes një postimi në facebook, Vasili akuzon kryeministrin Rama për bllokimin e integrimit, i cili sipas tij nuk po lejon qëllimisht betimin e Belerit që të pezullojë dhe shtyjë sa më shumë proceset integruese.

Nënkryetari i PL nënvizon se ashtu sikurse në opozitë, edhe tashmë në qeveri Rama gjen justifikime që të bllokojë integrimin e Shqipërisë.

“Sot çeshtja Beleri eshte perkthyer ne nje pengese per integrimin europian dhe konkretisht procesin e anetaresimit ne Bashkimin Europian.

Veto e Greqise eshte nje pengese krejt e kapercyeshme me lejimin e Belerit qe ai te beje betimin si Kryetar i zgjedhur i Bashkise se Himares.

Ky betim i Belerit nuk pengon aspak vazhdimin e procesit gjyqesor pikerisht njelloj si edhe per Kryetaret e Bashkive te Edi Rames, te cilet vazhdojne punen si kryetare bashkie megjithse jane te akuzuar njelloj si Beleri.

Por Rama nuk e do dhe pengon vazhdimisht anetaresimin ne BE.

Ashtu si dhjete vite me pare kur ai vetem per te zgjedhur siç donte vete Kryetarin e Keshillit te Qarkut te Fierit bllokoi, per me shume se tre vjet, tre ligjet qe perbenin detyrim per marrjen e statusit te vendit kandidat per ne BE edhe sot po ben te njejten gje me nje sebep te ri.

Ne cdo kohe Edi Rama me qellim dhe sipas nje strategjie te qarte bllokuese krijon ngjarje, qe pengojne integrimin ne Europe te Shqiperise.

Rasti Beleri eshte njelloj si Vangjel Ndreko kandidati per kryetar keshilli per Qarkun e Fierit, qe te dy rastet te perbashket kane Edi Ramen si bllokues recidivant.

Dikur para dhjete vitesh per shkak te Edi Rames qe donte te zgjidhte me pahir nje kryetar te Qarkut e Fierit, Shqiperia humbi qindra miliona euro ndihme europiane per shkak te bllokimit te tre ligjeve.

Sot çeshtja Beleri ben qe per shkak te Edi Rames Shqiperia te bllokohet serish ne nje moment shume te rendesishem ne rrugen per anetaresim ne BE.

Mbasi u humben vite me radhe per hapjen e Negociatave per anetaresim ne BE, per shkak te Tete kushteve, qe Rama nuk i plotesonte qellimisht e qe lidheshin me zgjedhjet e lira korrupsionin reformen ne drejtesi, hetimin e dosjeve 184 dhe 339, serish sot Rama vendos pengesen e radhes per integrimin.

Problemi i vetem pra eshte Edi Rama, as Greqia dhe as Beleri.

Nga Qarku i Fierit tek Beleri gangrena e integrimit te Shqiperise ne BE eshte dhe mbetet Edi Rama”, shkruan Vasili në facebook.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026