Bumçi: PD-LSI me dy lista të ndryshme për të maksimizuar votat, por do garojmë bashkë në disa qarqe
Aldo Bumçi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD tha për gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania, se vendimi për të dalë në dy lista të ndara PD dhe LSI është një vendim i përbashkët i opozitës së bashkuar me qëllim maksimizimin e votave.
Z. Bumçi hodhi poshtë aludimet për ndonjë mosmarrëveshje mes aleatëve, teksa këmbënguli se PD dhe LSI janë bashkë dhe pavarësisht se do të garojnë në dy lista të ndara, është menduar që në disa qarqe të caktuara, që do të vendosen më vonë, të garojnë bashkë.
Në panelin ku ishin të ftuar edhe Aristir Lumezi, zëvendëskryeredaktor i gazetës Panorama; Aleksandër Çipa, analist dhe Vehap Kola, analist, z. Bumçi tha se PD dhe LSI, pavarësisht se garojnë veçmas janë një koalicion, me një qëndrim të përbashkët kundër qeverisë.
“Është vendim i përbashkët bashkë me LSI, duke parë sondazhet, rezultatet zgjedhore, vlerësimet arritëm në konkluzionin që maksimizojmë votën duke dalë me lista të veçanta, por në disa qarqe mund të dalim me lista të përbashkëta.
Jemi një koalicion, me një qëndrim të përbashkët kundër qeverisë. Kemi qenë bashkë në lënien e mandateve, mos hyrjen në zgjedhje, në protesta, kjo tregon se ka besim reciprok. Dalja veç është në interes të maksimizimit të votave. PD me aleatët tradicionalë dhe LSI me siglën e saj marrim më shumë vota, por në disa qarqe mund të dalim bashkë.
Jemi dy parti të ndryshme, ne qendra e djathtë, LSI qendra e majtë, u vu re që maksimizohej vota duke ruajtur identitetin e siglave”, u shpreh z. Bumçi.
Sipas tij, kjo formulë e zgjedhur do ketë sinergji dhe do të sigurojë që të mos ketë humbje vote.
“Koalicioni është i fortë, pasi u ka rezistuar ofertave të shumta të Ramës, jemi në një frymë të jashtëzakonshme edhe në terren”, u shpreh ish-deputeti i PD.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh