Spanja nis kufizimet e ujit të pijshëm, disa javë larg ‘urgjencës’ së thatësirës
Barcelona mund të ketë nevojë për ujë të freskët me anije në muajin e ardhshëm, thonë autoritetet në Katalonjë.
Kufizimet më të forta të ujit për Spanjën verilindore të goditur nga thatësira hynë në fuqi të mërkurën.
Katalonja po vuan thatësirën e saj më të keqe në rekord me rezervuarë që sigurojnë ujë për rreth 6 milionë njerëz, duke përfshirë qytetin e dytë më të madh të Spanjës, Barcelonën, të mbushura me vetëm 18% të kapacitetit të tyre. Për krahasim, rezervuarët e Spanjës në tërësi janë në 43 për qind të kapacitetit të tyre.
Autoritetet spanjolle dhe ekspertët tregojnë për ndikimin e ndryshimeve klimatike në motin gjithnjë e më të nxehtë dhe të thatë pas thatësirës së zgjatur në Katalonjë.
Barcelona tashmë është mbështetur në impiantin më të madh të shkripëzimit në Evropë për ujin e pijshëm dhe një impiant për trajtimin dhe pastrimin e ujërave të zeza për të kompensuar rënien e ujit nga puset dhe lumenjtë.
Autoritetet kanë paralajmëruar se ‘urgjenca’ e thatësirës mund të jetë vetëm disa javë larg, nëse nuk bie shi, shumë.
Nëse jo, atëherë Barcelona mund të ketë nevojë për cisterna për të sjellë ujë të pijshëm. Në vitin 2008, ajo masë jashtëzakonisht e shtrenjtë u përdor për të mbajtur qytetin të furnizuar gjatë njëthatësire.
“Fatkeqësisht, ne duhet të jemi të përgatitur për çdo skenar dhe ne jemi gati të kemi nevojë për varka për të sjellëujë nëse situata që kemi parë gjatë muajve të fundit vazhdon”, tha presidenti rajonal i Katalonjës Pere Aragonès gjatë një udhëtimi në Korenë e Jugut.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë