Yzeiraj: Rritja e pagës minimale në Shqipëri rrezikon të krijojë pabarazi ndaj biznesit të vogël
Rritja më tej e pagës minimale në Shqipëri rrezikon të rrisë pabarazinë në vend që ta rrisë atë.
Ekonomisti Endrit Yzeiraj shpjegoi në emisionin “Me Pak Fjalë” ndikimet në ekonomi e rritjes së pagës minimale.
Ndonëse rritja e pagës minimale duket se sjell përfitime për punonjësit, ajo krijon edhe kosto shtesë për bizneset. Yzeiraj tha se këto kosto nuk janë njësoj për bizneset në vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim si Shqipëria.
“Në vendet në zhvillim ka pasur efekt negativ rritja e pagës minimale”, tha Yzeiraj.
“Kjo – shtoi ai – ka të bëjë me zhvillimin institucional të vendeve.”
“Shumica e kompanive të mëdha në vendet në zhvillim kanë favore dhe lidhje të forta me qeveritë dhe për rrjedhojë kanë të ardhura më të sigurta, shpesh paguajnë paga më të ulëta seç do paguanin në një treg kompetitiv dhe imponimi i një page minimale për ta është kosto e lehtë dhe e mënjanueshme.
Nga ana tjetër imponimi i një page minimale për bizneset e vogla të vendeve në zhvillim fillon edhe bëhet kosto e madhe.
Në këtë mënyrë pagat minimale në vend të ulin pabarazinë e rrit atë ndaj bizneseve të vogla.”, sqaroi Yzeiraj.
Ai u ndal edhe tek premtimet e politikanëve në Shqipëri për rritje të mëtejshme të nivelit të pagës minimale. Këto premtime sipas ekspertit nuk janë bazuar në analizat mbi pasojat që kanë por frymëzohen më shumë nga përpjekja për të marrë më shumë vota.
Një nga pasojat e rritjes së kostove për bizneset që Yzeiraj nënvizoi është nxitja e informalitetit në ekonomi, “një plagë që vijon të jetë e pranishme prej vitesh në Shqipëri” dhe që kërkon zgjedhje.
Ndiqni emisionin e plotë:
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq