Publikohet renditja e FIFA-s, Shqipëria pëson rënie. Ngjitet me 4 vende Kosova

30 Nëntor 2023 | 11:55

FIFA ka publikuar renditjen e kombëtareve të futbollit, ku bie në sy një rënie e lehtë e Shqipërisë.

Pas rezultateve jo të mira të marra në muajin nëntor, pavarësisht kualifikimit në Euro 2024, kombëtarja shqiptare ka rënë me dy vende në renditjen e FIFA-s.

Kuqezinjtë renditen në vendin e 62-të me një total prej 1382.69 pikësh.

E kundërta ka ndodhur me Kosovën, e cila pas fitores ndaj Izraelit, barazimit me Zvicrën është rritur me 4 vende në renditjen totale të FIFA-s.

Përfaqësuesja e Kosovës renditet në pozitën e 101 me 1202.77 pikë.

Në vendin e parë të renditjes së FIFA-s si kombëtarja më e mirë renditet Argjentina, e pasur nga Franca e më pas Anglia.

Kemi një rënie me dy vende të Brazilit, i cili për muajin nëntor renditet në vend të 5-të, pas Belgjikës të vendit të katërt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026