Masat kundër COVID-19, ashpërsim në Francë, lehtësim në Danimarkë e Zvicër
Qeveria franceze deklaroi të mërkurën se situata e coronavirusit në vend po përkeqësohet dhe se masa të mëtejshme mund të nevojiten në disa rajone. Kjo, pasi rastet e infektimeve me COVID-19 u rritën me 10% javën e kaluar.
“Ne do përmbushim angazhimet tona për të marrë masat e duhura dhe efikase. Dhe masat që morëm për rajonin Alp Maritim, ku u vendos një bllokadë e pjesshme, dhe ato për në Dankirk mund të aplikohen edhe në rajone të tjera në rast nevoje,” – tha Gabriel Attal, zëdhënës i qeverisë franceze.
Danimarka, që ka qenë nën një izolim të pjesshëm që prej dhjetorit, njoftoi të mërkurën se do të lehtësojë disa prej kufizimeve, por do të mbajë pjesën dërrmuese në fuqi pavarësisht protestave të opozitës.
Zvicra pritet të nisë gjithashtu lehtësimin e izolimit duke filluar nga 1 marsi. Lajmin e bëri të ditur qeveria, duke konfirmuar planet paraprake për rihapjen e dyqaneve, muzeve dhe librarive.
Faza tjetër e rihapjes është planifikuar më 22 mars, në varësi të ecurisë. Qeveria vendase duhet të marrë një vendim më 19 mars.
Në Spanjë kryeministri Pedro Sanchez njoftoi një paketë shtesë prej 11 miliardë eurosh për kompanitë e vogla dhe të mesme dhe për të vetëpunësuarit, për t’i ndihmuar në përballjen me krizën ekonomike.
“11 miliardë euro do të shkojnë për të përforcuar aftësinë paguese të këtyre subjekteve, në mënyrë që ato të rinisin aktivitetet ekonomike, të bëjnë investimet e duhura dhe të punësojnë njerëzit që u duhen për të rifilluar me kapacitete të plota,” – u shpreh kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez.
Republika Çeke do të përforcojë masat për të luftuar pandeminë dhe parandalojë një katastrofë në spitale në javët e ardhshme, pasi vendi po përballet me një nga kuotat më të larta të infeksioneve dhe vdekjeve, deklaroi kryeministri Andrej Babis.
Lexoni gjithashtu:
Vaksinimi në Evropë, vonesa në disa vende, Hungaria përdor kinezet e ‘Sinopharm’
COVID-19 në Evropë, presion që të hapen kufijtë, Holanda rihap shkollat
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania