“Urdhrin e kërkon shefi”-Zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut për tragjedinë e Gërdecit

30 Nëntor 2023 | 14:47

Në procesin në GJKKO ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut dëshmoi ushtaraku, Viktor Përshqeta, i cili tha se ka qenë Oficer Armatimi (Municioni) aktiv për 27 vjet (specialist municionesh).

Në dëshminë e tij ai tha se me urdhër të eprorëve kishte shoqëruar një grup zyrtarësh të kompanisë Cubic, amerikanë, të cilët do të bënin një inventarizim të pronave të ushtrisë nga veriu në jug.

Ai tha gjithashtu se gjatë takimit me grupin e zyrtarëve amerikanë, “ka pasur debate mes Hilmi Laçaj dhe Dashnor Çaushaj, eprori i tij, për pikën 6 të urdhrit, që kishte të bënte me kostot e transportit”.

“Jam emëruar 8 muaj përpara tragjedisë së Gërdecit. Me urdhër të eprorëve kam shoqëruar një grup zyrtarësh të kompanisë Cubic, amerikanë, të cilët do të bënin një inventarizim të pronave të ushtrisë nga veriu në jug.

Më ka thirrur në lidhje me urdhërin 20-44, ma ka lexuar urdhërin Ilmi Laçaj, të cilin e kishte përpiluar, pasi ishte praktikë pune.

Ka patur debate mes Hilmi Laçaj dhe Dashnor Çaushaj, eprori i tij për pikën 6 te urdhërit, që kishte të bënte me kostot e transportit. U tha, urdhërin e kërkon shefi, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu”, tha ai.

I pyetur nga avokati i Mediut, pse thoni se shefi është Mediu? A nuk është shefi juaj, eprori juaj?

Ai i përgjigjet:

“Në zhargonin e zyrës me ‘shef ose shef i madh’ nënkuptonim Ministrin e Mbrojtjes, sepse shefit të shtabit i drejtoheshim me ‘Gjeneral’”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026