Mbahet sot seanca gjyqësore për Fatmir Mediun, ish-ministri nuk është i pranishëm
Seanca gjyqësore për ish-ministrin, Fatmir Mediu sa i takon çështjes “Gërdeci” do të mbahet këtë të premte në orën 10:00.
“Ka nisur që prej orës 10:00 seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu për shpërthimin e Gërdecit. Të pranishëm në seancë janë dhe familjarë të dëmtuar pikërisht nga shpërthimi i Gërdecit, ndërkohë në seancën e sotme nuk është i pranishëm vetë Mediu,” – u shpreh gazetarja e Euroneës Albania, Sara Demushi.
Në seancën e kaluar avokatët e Mediut kërkuan heqjen e gjykimit të shkurtuar, ndërsa gjykata sqaroi se këtë kërkesë mund të bëjë vetëm i pandehuri, në këtë rast vetë ish-ministri.
Sipas informacioneve të Demushit në seancë ka pasur debate. Mbrojtja ka kërkuar 90 dëshmitarë.
Ndërkohë Prokuroria e Posaçme kundërshton heqjen dorë nga gjykimi i shkurtuar me argumentin se nuk ekzistojnë kushtet ligjore mbështetur në vendimin unifikues të kolegjeve të bashkuara të Gjykatës së Lartë.
LEXONI GJITHASHTU:
Agravon konflikti mes dy familjeve në Pukë, plagosen 2 persona. Detajet e para
Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Raporti i INSTAT: Mbi 17 mijë të rinj me universitet nuk gjejnë dot një vend pune
- 20:52 Agravon konflikti mes dy familjeve në Pukë, plagosen 2 persona. Detajet e para
- 20:45 BE nis betejën me lajmet e rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale
- 20:41 “Më pëlqen të bëj diçka të papritur”, pse aktorja Emma Roberts zgjodhi të veshë fustan të zi gjatë dasmës së saj?
- 20:17 Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
- 20:09 Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:55 Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq