“Gërdeci“, avokati i Mediut: S’kemi besim te gjykimi i shkurtuar, do sjellim prova

18 Korrik 2023 | 16:13

Gjyqi për Fatmir Mediun është shtyrë përsëri. Seanca e radhës do të mbahet më 8 shtator, ora 10:00.

Ish-ministri i Mbrojtjes, përmes avokatëve ka hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar. Kjo i hap rrugë zgjatjes së procesit.

Avokati i Mediut Ardian Visha, është shprehur se s’kanë besim te gjykimi i shkurtuar, ndërsa shtoi se do të sjellin prova të reja, ndërsa do të merren në pyetje dhe dëshmitarë të tjerë.

“S’kemi besim që gjykimi i shkurtuar do të prodhojë drejtësi në aspektin e plotë të fjalës. Ndaj kemi kërkuar që gjykimi të jetë i rregullt dhe procesi të jetë me dëshmitarë, me pyetje subjekte me përsëritje të aktit të  ekspertimit. Zvarritje e procesit do të thotë të bëhet proces”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026