Mediu heq dorë nga gjykimi i shkurtuar, gjykata tërhiqet për vendim
Këtë të martë është mbajtur seanca e radhës për çështjen Gërdeci ku SPAK ka marrë të pandehur ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun.
Ky i fundit, përmes avokatëve ka hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar. Pas rreth 2 orësh në seancë, gjykata është tërhequr për të marrë një vendim. Në momentin që Mediu ka hequr dorë nga gjykimi shkurtuar, automatikisht i është hapur rruga zgjatjes së procesit.
Avokatët kanë bërë me dije se në gjykimin e zakonshëm do të kërkojnë ekspertizë të re për shkaqet e shpërthimit, ndërsa do të pyesin dhe dëshmitarë që nuk janë pyetur më herët.
Ndërkohë, ata që kanë humbur të afërmit në tragjedinë e Gërdecit, kërkuan në sallë që akuza të cilësohet jo thjesht shpërdorim detyre, por shpërdorim detyre me pasojë vdekjen ose vrasje.
Në gjykatë është parë familja Durda që ka udhëhequr këtë proces i cili u rihap pikërisht pas kallëzimit të anëtarëve të kësaj familje që humbën fëmijën e tyre 7 vjeç në shpërthimin e Gërdecit.
Pas thirrjes publike të gjykatës këtë herë u paraqitën dhe qytetarë të tjerë që janë familjarë të viktimave apo të plagosurve.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë