“Të merret një masë sigurie”, avokati: Mos ikën dhe Mediu si Llalla e Ahmetaj
Avokati i familjarëve të Gërdecit, Dorjan Matlija dha një deklaratë të shkurtër për mediat pas përfundimit të seancës së radhës kundër ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Sipas tij ka tentativa të vazhdueshme për të shtyrë procesin. Në këto kushte, Matlija tha se duhet konsideruar marrja e një mase sigurie në rast se Mediu vendos të largohet si Llalla apo Ahmetaj.
“Pavarësisht përpjekjeve, disa prej tentativave edhe funksionojnë herë pas here, siç u tha kemi shtyre deri më datë 8 shtator. I vetmi merak që kanë tani familjarët e viktimave dhe gjithë të dëmtuarve të tjerë të shpërthimit është se mos ndoshta ndodh e njëjta situatë, siç ndodhi që Llalla iku, Ahmetaj iku. Ndoshta është rasti që Prokuroria e Posaçme të konsiderojë një masë sigurie për çdo rast sepse një proces i tejzgjatur ka rreziqet e veta brenda,” – u shpreh Matlija.
Fatmir Mediu, përmes avokatëve të tij ka hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar. Kjo i hap rrugë zgjatjes së procesit.
Avokatët kanë bërë me dije se në gjykimin e zakonshëm do të kërkojnë ekspertizë të re për shkaqet e shpërthimit, ndërsa do të pyesin dhe dëshmitarë që nuk janë pyetur më herët.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 12:12 Rama shpërndan pamjet! Reagon për Banjat e Bënjës: Histeri digjitale dhe manipulim i realitetit
- 12:04 Erdogan nis sulmet para samitit të NATO-s
- 11:50 Luftë brenda elitës ruse? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi
- 11:33 Fundjavë e zjarrtë! Ja cilat janë qytetet me temperaturat më të larta
- 11:11 Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi
- 10:27 Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov