“Për Shkëlzenin”- Gjergji dëshmon për Gërdecin: Shënimin s’e bëra unë, ashtu erdhi
Dëshmitarja në gjyqin për Gërdecin, Anila Gjergji me detyrë inxhinierie software-i, tha përballë trupit gjykues se ajo nuk ka bërë shënim me stilolaps “për Shkëlzenin”.
Ajo tha se në fax-in e dërguar nga Ministria e Drejtësisë për Ministrinë e Mbrojtjes, ka bërë vetëm protokollimin e tij sipas procedurës, me numër protokolli, datë dhe firmë, ndërsa mohoi të ketë shkruar sipr “për Shkëlzenin”.
“Ne kishim disa fax-e, por numrat nuk më kujtohen. Kam bërë shënimin, kam vendosur numrin e protokollit, datën dhe firmën time. Fax-i nr. 622, datë 13/03/2007 dërguar nga Ministria e Drejtësisë për Ministrinë e Mbrojtjes. Shënimin me stilolaps për Shkëlzenin nuk e kam bërë unë, ashtu erdhi. Mendoj që ka ardhur me fax-in, por nuk më kujtohet.”
E pyetur nga i pandehuri, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, nëse ishte lajmëruar nga ministri për këtë fax, apo kishte takuar ministrin më herët, dëshmitarja Gjergji e mohoi që kjo të kishte ndodhur.
“A ju ka thënë ministri që ju do prisni fax-in për Shkëlzenin, Sali Berishën etj. Ju ka marrë ministri në telefon, e keni takuar ministrin?”
Dëshmitarja përgjigjet me “Jo”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta