Shqipëria rekord në klasifikimin global, të pestët në botë për çmimin e naftës
Shqipëria renditet në vendin e 5 në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës. Ky është një rekord i ri për vendin tonë në klasifikimin që bën organizata Global Petrol Prices.
Një litër naftë në Shqipëri kushton 197 lekë.
Kjo do të thotë se shqiptarët e pagujnë shtrenjtë atë, pasi vetëm 4 vende në botë, Hollanda, Islanda, Monako dhe Hong Kongu e shesin më shtrenjtë se ne.
Të dhënat periodike që analizon organizata globalpetrolprices për 150 shtete në botë, tregojnë se Shqipëria për herë të parë thyen një rekord të ri, duke u ngjitur në vendin e pestë për cmimin më të shtrenjtë të naftës që tregtohet në karburante, duke kaluar edhe vende të tilla si Singapori, Zvicra, Finlanda e Norvegjia.
Prej disa vitesh, vendi ynë përfshihet brenda listës së 25 apo 30 vendeve më cmimin më të lartë, dhe kjo shpjegohet me përfshirjen e 6 taksave që paguhen direkt në pompë nga blerësit.
Ekspertët thonë se nuk janë vetëm politikat fiskale ato që e mbajnë cmimin e karburanteve në këto kuota, por edhe abuzimet në tregun vendas.
Sot, cmimi mesatar në rang botëror është 124 lekë, ose 73 lekë më pak se shuma që paguan një qytetar në Shqipëri.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 17:02 Le Pen mbështet Melonin në përplasjen me Trumpin: Ai ishte shumë ofendues
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit
- 16:49 Braçe flet për protestën: Unë mbetem socialist, deligjitimimi i zgjedhjeve do dëmtonte procesin në BE
- 16:47 Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor