I dënuar me 19 vite burg, Navalny thotë se ndaj tij kanë hapur një rast të ri penal
Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, i cili është dënuar me 19 vjet burgim nën akuza për ekstremizëm dhe akuza të tjera të cilat ai i cilëson si të motivuara politikisht, më 1 dhjetor tha se autoritetet kanë hapur një rast të ri penal ndaj tij.
Në postimet e bashkëpunëtorëve të tij në X, që më herët njihej si Twitter, Navalny tha se ka pranuar një letër nga Komiteti Hetues i Rusisë përmes së cilës është informuar për hapjen e një rasti të ri ndaj tij për “krime sipas pikës dy të nenit 214 të Kodit Penal”, që ka të bëjë me vandalizëm.
“Shumë rrallë ndodh që një i burgosur që gjendet në izolim për më shumë se një vit, ka pasur një ekzistencë vibrante sociale dhe politike”, thuhet në një nga postimet në X, që iu atribuua Navalnyt.
“Kjo nënkupton se ata kanë iniciuar një rast të ri penal ndaj meje çdo tre muaj”.
Më 21 nëntor, ai u fut në izolim 15-ditor për shkelje të paspecifikuara, pasi kishte përfunduar qëndrimin në izolim një ditë më herët. Ishte hera e 23-të që Navalny është vendosur në qeli të izoluar që nga gushti i vitit 2022, apo thënë ndryshe, ai ka qëndruar 266 ditë në izolim.
Sipas Radio Europa e Lirë, navalny, një prej kritikëve më të zëshëm të presidentit rus, Vladimir Putin, në gusht iu rrit dënimi në 19 vjet burgim, pasi u gjet fajtor për krijimin e një organizate ekstremiste dhe u transferua në një burg “me regjim më të ashpër”.
Dënimi paraprak i ishte shqiptuar më 2021, pasi kishte arritur në Moskë nga Gjermania, ku ishte trajtuar nga një helmim, për të cilin ai ka fajësuar Kremlinin.
Para se të burgosej, ai ishte opozitari më i zëshëm që organizoi protesta të mëdha kundër Qeverisë ruse.
Tre prej avokatëve të Navalnyt -Vadim Kobzev, Igor Sergunin dhe Aleksei Lipster, janë arrestuar në tetor dhe po ndiqen penalisht për pjesëmarrje në një komunitetit ekstremist, për shkak të lidhjeve të tyre me Navalnyn dhe me fondacionin e tij kundër korrupsionit.
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë