Armëpushimi nuk do të zgjatet, Izraeli parlajmëron banorët e Gazës jugore: Ikni

1 Dhjetor 2023 | 11:40

Banorët në Gazën jugore raportuan për mediat e huaja se Izraeli ka shpërndarë fletëpalosje duke i urdhëruar ata të largoheshin nga lindja e Khan Younis.

Skyneës publikoi dhe fotografi të fletëpalosjeve, drejtuar “banorëve” të al Qarara, Khirbet al Khuza’a, Abasan dhe Bani Suhaila – të gjitha në zonën Khan Younis.

Në fletëpalosje shkruhet: “Jeni nën urdhër që të evakuoheni menjëherë dhe të shkoni në strehimoret në zonën e Rafah.

“Qyteti i Khan Younis është një zonë e rrezikshme luftarake.Ne ju kemi paralajmëruar”- Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.

Pavarësisht urdhrave për të evakuuar në Rafah, Reuters ka fotografuar protestat që po ndodhin atje

Fotografët e tyre kapën gjithashtu imazhe të palestinezëve duke ikur nga Khan Younis pas sulmeve.

Duket se armëpushimi i arritur mes Izraelit dhe Gazës nuk do të zgjatet më.

Katari ka konfirmuar se negociatat janë në vazhdim pavarësisht përfundimit të pauzës, por që ende nuk ka ndonjë sukses.

Qëllimi i bisedimeve është aritja e një armëpushim, tha ministria e saj e jashtme.

“Përpjekjet e ndërmjetësimit janë “ndërlikuar” nga bombardimi i Gazës këtë mëngjes”- bëri me dije ministria e Jashtme të Katarit.

Ministria i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar “të lëvizin sa më shpejt për të ndaluar dhunën” dhe “katastrofën humanitare”.

“Katari shpreh keqardhjen e tij të thellë për rifillimin e agresionit izraelit kundër Rripit të Gazës pas përfundimit të pauzës humanitare, pa arritur një marrëveshje për ta zgjatur atë”, thuhet në deklaratë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor

Valët e të nxehtit nuk ndikojnë vetëm në shëndetin fizik, por edhe në atë mendor. Ekspertët paralajmërojnë se temperaturat e larta dhe netët tropikale mund...
17:14 | 18/07/2026

Ndotja e ajrit nga zjarret, Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja doganore

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar Kanadanë me një rritje të tarifave për të mbuluar koston e ndotjes nga tymi nga zjarret që kanë...
17:06 | 18/07/2026

Aleati i lartë i Merz jep dorëheqjen pas kritikave për lindjen e fëmijës nga një nënë zëvendësuese në SHBA

Jens Spahn, një anëtar i lartë i konservatorëve në pushtet në Gjermani, dha dorëheqjen të shtunën pasi lindi një fëmijë nga një nënë zëvendësuese në...
16:52 | 18/07/2026