Vrasja e Shkëlzen Kastratit, RENEA kontrolle në Laç, dyshohet se autorët janë fshehur në këtë qytet

25 Shkurt 2021 | 12:47

Që prej mbrëmjes së djeshme forcat RENEA kanë zbarkuar në Laç.

Efektivët kanë kryer kontrolle të imtësishme në këtë zonë, pasi dyshohet se janë fshehur autorët e vrasjes së Shkëlzen Kastratit.

Gazetari Merin Maçi raporton se operacion vijon ende.

Nuk dihet nëse ka persona të shoqëruar, por mësohet se janë kontrolluar disa banesa ku dyshohet se fshihen këta persona. 

Pak ditë më parë për këtë vrasje Policia njoftoi se ka identifikuar 4 autorët e dyshuar.

Albert Zaja, Elmir Tufa, Elson Xheçuka dhe Silvio Cara dyshohet se janë vrarës me pagesë, të cilët në bashkëpunim ekzekutuan me armë zjarri 42-vjeçarin në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”.

Për të 4 personat Gjykata e Fierit ka vendosur në mungesë masën “arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim”.

Ndërkohë policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe dy automjetet që janë përdorur nga autorët për të kryer vrasjen dhe për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Lexoni gjithashtu:

Vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier, policia shpall në kërkim 4 persona

Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fier, dyshohet për hakmarrje

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026