Hetimi parlamentar| Propozimet e PS, opozita: Janë antikushtetuese

1 Dhjetor 2023 | 16:07

Opozita i konsideron antikushtetuese propozimet e publikuara dje nga Partia Socialiste për komisionet hetimore. Deputetet Dhurata Çupi dhe Jorida Tabaku thonë se përmes draftit të sjell në kuvend nga socialistët bllokohet e drejta e opozitës për të hetuar punën e qeverisë.

Ndryshimet ligjore të propozuara një ditë më parë nga socialistët për funksionimin e komisioneve hetimore, për opozitën janë antikushtetuese dhe bllokojnë të drejtën e pakicës parlamentare për të hetuar punën e shumicës qeverisëse.

“Së pari ligji ishte antikushtetues, nuk ka asnjë element të jurispudencës kushtetuese për komisionet hetimore. është një projektligj që bllokon gjithcka, i kthen komisionet hetimore në një dëgjesë publike,” – u shpreh deputetja e PD-së, Dhurata Çupi.

“Nga një instrument në favor dhe në dorë të opozitës qeveria kërkon që ta kthejë në një instrument në favor të mazhorancës. I vetmi diskutim që duhet të ndodhte me mazhorancën dhe opozitën ishte objekti i komisioneve, pra duhet të ishte dhënë dakordësia për ngritjen e komisioneve,” – tha deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

Tabaku dhe Çupi thonë se disa prej propozimeve që prezantoi Ermonela Felaj nuk janë të parashikuara në ligjet për komisionet hetimore të vendeve të tjera.

“Nuk është në eksperiencën e asnjë vendi tjetër, në vende të tjera të ngjashme ku ka pasur seanca me informacion sensitiv ose me informacion të rëndësishëm tregtar ose me informacion që cenon sigurinë, mbrojtjen e me radhë është rënë dakordësi që të jetë mbledhja e mbyllur. është gjetur një mënyrë sesi të ngrihet një komision hetimor për të kontrolluar komisionet hetimore,” – tha Tabaku.

“Vendimet e ndërmjetme, seancat e mbyllura nuk janë të parashikuara jo vetëm në ligjin gjerman por në të gjitha ligjet që unë jam konsultuar,” – u shpreh Çupi.

Por si do jetë reagimi i opozitës në një kohë kur drafti është depozituar në kuvend dhe pret diskutimin në komisionet parlamentare. 

“Nuk mund të shpëtojë qeveria pa u hetuar për aferat,” – deklaroi Çupi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026