Spahiu: Ata që thonë opozitën ta drejtojë Berisha, i zgjasin jetën Ramës
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se ata që thonë se opozitën duhet ta drejtojë Berisha, i zgjasin jetën kryeministrit Rama, pasi ish-kryeministri Berisha ka dy vite që nuk mbledh dot njerëz për protestë.
I ftuar këtë të premte në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu komentoi lidhur me Kuvendin e “Rithemelimit” të drejtuar nga Sali Berisha. Ai tha se Partia Demokratike është tashmë në fundin e saj të misionit historik dhe se çdo përpjekje për ta mbajtur këtë opozitë në këmbë të përçarë, do i bënte dëm demokracisë në Shqipëri.
“Berisha është vetmitarë, ka dy vite që nuk realizon dot një protestë. Dolën më shumë njerëz në protestë për Palestinën, se sa për Berishën. Berisha fatkeqësisht do ketë një fund të trisht politik nëse nuk tërhiqet. fundi i tij nuk do jetë vetëm personal. Fundi i tij personal është bërë jo vetëm tragjik, por edhe komik.
Problemi është të shpëtohen interesat e elektoratit që besojnë te Berishizmi. Kanë besuar me ndershmëri dhe ende besojnë, por fatkeqësisht për sa kohë ata mbështesin idenë e Berishizmit, të bësh aleancë sot me Berishën, do të thotë të mos i hapësh luftë politikës shqiptarë, por t’i shpallësh luftë shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë.
Çdo përpjekje për të zgjidhur opozitarizmin nëpërmjet Berishës do të thotë t’i zgjasësh jetën Edi Ramës dhe të marrësh në qafë qindra mijëra votues që besojnë te këto forca politike”,-tha juristi Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 18:43 Vengu pret ish- presidentin Hollande: Partneriteti me Francën po jep rezultate konkrete, mbështetje për integrimin
- 18:43 Izraeli: Nuk do t’i tërheqim trupat nga Libani
- 18:43 OBSH do nisë provë klinike për trajtime të reja kundër Ebolës në Kongo
- 18:35 Turqia prezanton vizionin strategjik për teknologjitë kuantike në mbrojtje
- 18:30 Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia kundër Iranit
- 18:25 Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit