Me 2/3 e votave, republikani George Santos përjashtohet nga Kongresi i SHBA

1 Dhjetor 2023 | 19:56

Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar për përjashtimin e republikanit të Nju Jorkut, George Santos për shkelje të etikës.

Sipas CNN, ai është ligjvënësi i gjashtë që është përjashtuar nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Rezoluta kërkonte dy të tretat e votave për të arritur në përjashtimin e tij. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, njoftoi se 311 anëtarë të Dhomës votuan për përjashtimin e Santos, ku përfshiheshin 105 republikanë. 114 të tjerë votuan kundër përjashtimit, me dy anëtarë që e regjistruan veten “të pranishëm”.

Të katër udhëheqësit kryesorë të GOP të Dhomës së Përfaqësuesve, përfshirë Johnson, votuan për të mbajtur Santos në Kongres.

Santos është anëtari i parë i Kongresit që u përjashtua pas Luftës Civile.

Çfarë ndodh më pas:  Sipas një ish-deputeti të Dhomës së Përfaqësuesve, një përjashtim trajtohet administrativisht në të njëjtën mënyrë si një vend vakant, duke përfshirë vdekjen ose dorëheqjen. Nëpunësi i Dhomës merr kontrollin e zyrës dhe merr vendime në emër të asaj zyre. Ata do të vendosin se si të “pastrohet” zyra e Santos, ndër të tjera.

Nëpunësi i dhomës do të informojë guvernatorin e Nju Jorkut se tani ka një vend vakant në qarkun e tretë të Nju Jorkut. Më pas i takon guvernatores demokrate Kathy Hochul të caktojë një zgjedhje speciale për ta zëvendësuar atë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026