Një jetë duke kultivuar duhan, fermeri nga Elbasani: Të na japë një dorë dhe shteti

2 Dhjetor 2023 | 17:09

Haki Duka, prej vitesh merret me kultivimin e duhanit, në fshatin Kështjellë të Elbasanit. Atë e gjejmë duke bërë gati kutitë për dorëzim, e teksa na thotë se vitet e fundit, kanë filluar të jetë të frytshëm për të.

“Më përpara ka qëne çmim shumë i ulët. Sot për sot ia vlen, por edhe shteti duhet ta bëjë me shumë, duhet t’i japë një dorë fermerit. Pasi të llogaritësh që tek plerat që përdoren kanë vajtur në stratosferë, sepse po nuk i hodhe pleh ai nuk bëhet dhe ne jemi të detyruar të hedhim më pak, për shkak të pamundësisë. Kjo bën që të marrim gjysmën e prodhimit, por të paktën nuk jemi pa hiç gjë”- tha fermeri.

Zona të shumta në Qarkun e Elbasanit, janë të njohura për kultivimin e duhanit. Gjethet e arta të thara në diell të kësaj bime fitimprurëse dikur mbulonin pothuaj çdo cep të secilës shtëpi. Disa i janë rikthyer këtij biznesi e të tjerë hoqën dorë përgjithëmonë.

“Gjatë gjithë këtyre viteve kam pasur edhe një ndërprerje për shkak të kuhteve te jetesës, por edhe me nxitjen e mos lejkujdimit të fermave që edhe sot e kesaj dite sërish nuk na kanë dhe pagesën. Kjo na detyroi të shkeputemi dhe te emigrojmë në Greqi. Pasi punuam tre katër vite atje u kthyem prap dhje po merremi me kultivimin e duhanit”, theksoi fermeri.

Haiku punon sëbashku me bashkëshorten e tij. Të dy bashkë i mbjellin tokat duhan për të siguruar mbijetesën.

Këtë vit 61-vjeçari  thotë se parashikon një përgjysmim të prodhimit për shkak të nxehtit të pazakontë çka stimuloi dhe një sër sëmundjesh më pas.

“Aktualisht shitet 5 mije 5 e 500 lekë gjithmonë. Por janë çmime të arsyeshme të mira, të cilat do i detyrojnë fermerët të kthehen të punojnë në vendin e tyre”, tha ai.

Në Qarkun e Elbasanit zona e Dumresë njihet më së shumti për kultivimin e duhanit, por dhe në fshatra të veçantë të Elbasanit ka fermerë që e kultivojnë bimën industriale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”

Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri. Të dhëna nga...
22:30 | 20/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet

Sonila Çela, Drejtore e Institutit kërkimor Data Centrum, ka folur në “Now” lidhur me arsyet pse turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë. Çela ka shpjeguar edhe...
22:19 | 20/07/2026