Shqipëria përballë Italisë dhe Spanjës në Euro 2024, vjen reagimi i Sylvinhos
Trajneri i Kombëtares shqiptare të Futbollit, Sylvinho, ka reaguar pas hedhjes së shortit të përballjeve në “Eruo 2024”.
Përmes një deklarate për mediat, Sylvinho me ironi ka thënë se në këtë grup mungojnë vetëm Brazili dhe Argjentina.
Ai shtoi se në grup janë skuadra që kanë eksperiencë në këto kompeticione dhe e quajti diçka të bukur arritjen e Shqipërisë deri këtu.
Fati nuk ishte me Shqipërinë, teksa në Euro 2024 gjejmë Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. Nuk mund të ishte i kënaqur me goglat trajneri i kuqezinjve, Silvinjo, i cili duket se priste diçka tjetër.
“Është shumë bukur të jem këtu për Shqipërinë, jemi shumë të lumtur. Jo gjithçka ishte shumë e shpejtë, shkëmbeva disa fjalë me të. Është grup i vështirë, nuk ka skuadra të lehta. Kam punuar në Itali. Siç kam jetuar dhe kam luajtur në Spanjë, i njoh edhe atje, mentalitetin e tyre.
Grupi është i vështirë, por të gjitha janë të vështira. Kemi Kroacinë, Spanjën dhe Italinë që janë mësuar të luajnë në këto kompeticione. Do të provojmë është një sfidë e bukur. Mungon vetëm Brazili dhe Argjentina? Ndoshta luajmë në çerekfinale dhe gjysmëfinale”, tha Sylvinho.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta