Iu bë atentat në Lezhë, ky është viktima Nikulaj, kushëriri i biznesmenit të vrarë

3 Dhjetor 2023 | 09:23

Eno Nikulaj mbeti i vrarë në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në Lezhë.

Nikulaj, 40 vjeç po lëvizte me një fuoristradë në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit” ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku ë drejtim të tij duke e plagosur rëndë.

40-vjeçari ndërroi jetë më vonë në spital për shkak të plagëve të marra.

Eno Nikulaj rezulton të jetë djali i xhaxhait të Ardian Nikulaj, i cili u ekzekutua po në një atentat mafioz më 19 maj.

Nga informacionet paraprake dyshohet se shkak i atentatit të jenë përplasjet për gjakmarrje dhe hakmarrje të fisit Nikulaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026