Prençi: Nikulajt nuk e marrin dot gjakun e Ardianit dhe po të vrasin 10-të

20 Korrik 2023 | 13:32

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, ishte i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania, ku foli në lidhje me vrasjen e ndodhur pasditen e të mërkurës në Lezhë, ku u ekzekutua në një atentat mafioz Nikolin Lekstakaj.

Prençi tha se uron që kjo vrasje të mos jetë një gjakmarrje për Ardian Nikulaj, pasi nëse do të ishte e tillë do të nxiste një kalvar të gjatë vrasjesh të tjera.

“Nëse provohet që Lekstakajt kanë goditur Ardian Nikulajn, tregon që Lekstakajt kanë goditur te njeriu më i forti i familjes Nikulaj, një nga njerëzit me pushtet në rang qarku në Lezhë. Nëse Nikulajt do të marrin gjakun e Ardianit edhe sikur të vrasin 10-të, prapë nuk e marrin dot, pasi Ardian Nikulaj ishte dikushi. Ata që kanë organizuar vrasjen e Nikulajt kanë goditur në kokën më të lartë të fisit, unë dëshiroj që vrasja e Nikolin Lekstakaj, të mos jetë për gjakmarrje, pasi do të nxisë një kalvar të gjatë vrasjesh”, tha Prençi

Ai shtoi se kohët e fundit në Shqipëri ka pasur një rritje të vrasjeve për gjakmarrje duke bërë që fenomeni të jetë shqetësues për zonën e Veriut dhe veçanërisht zonën e Lezhës.

“Të gjithë do të donim të mos jetë gjakmarrje, pasi nëse është gjakmarrje do të jetë një kalvar pa fund.

Nëse Nikulajt kanë qëlluar në shenjë gjakmarrje ndaj Nikolin Lekstakaj, pavarësisht të drejtave zakonore që ata mund të ndjekin është një gabim shumë i madh. Të gjitha gjurmët dhe provat, momenti i ekzekutimit dhe largimi nga vendingjarjes tregon se ekzekutuesit janë shqiptarë. Asgjësimi ka qenë me kallashnikov që është tipike shqiptare dhe e gjakmarrjes.

Gjakmarrja ka dhe disa rregulla zakonore që hasmi duhet të të njoftojë se të kam vrarë.

Nuk do të jetë e mirë për shoqërinë shqiptare që të ringjallet kaq masivisht gjakmarrja në Shqipëri. Për fat të keq ka marrë përmasa dhe rajoni i Lezhës është më problematiku në lidhje me gjakmarrjen si një e drejtë zakonore e Kanunit të Lekë Dukagjinit”, tha Prençi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës

Kjo e mërkurë shënon ditën e 25-të të protestave në Tiranë, ku qytetarët, si çdo ditë, u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan...
21:23 | 24/06/2026

Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)

Juglindja e vendit është përfshirë nga një stuhi shiu mbrëmjen e së mërkurës, duke sjellë reshje të dendura dhe aktivitet të lartë elektrik në disa...
20:56 | 24/06/2026

Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e saj...
20:39 | 24/06/2026