Zhdukja dhe vrasja e 14-vjeçares, arrestohen 3 persona. Shoqërohet në polici babai

4 Dhjetor 2023 | 10:00

Policia dhe prokuroria maqedonase kanë njoftuar të dielën në mbrëmje se kanë gjetur trupin e pajetë të Vanja Gjorçevskas, vajzës 14-vjeçare e cila ishte zhdukur një javë më parë në Shkup.

Për këtë ngjarje, që ka trondituar opinionin në Maqedoninë e Veriut, dyshohen pesë persona, tre prej të cilëve janë arrestuar nga policia dhe janë dërguar në Gjykatën Penale, e cila, së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të dalin me informacione të detajuara sot.

Nga prokuroria e Shkupit kanë bërë të ditur se, lidhur me këtë rast, në pyetje po merret edhe babai i vajzës së vrarë, pa dhënë detaje mbi përfshirjen e mundshme të tij në këtë ngjarje.

Organet e ndjekjes kanë njoftuar për gjetjen edhe të një trupi tjetër të pajetë në qytetin e Velesit, i cili besohet të jetë ekzekutuar ditën e njëjtë me 14-vjeçaren.

Policia dhe Prokuroria thonë se të dy rastet kanë lidhshmëri, apo janë kryer nga autorët e njëjtë, raporton rel.

“Pas masave dhe aktiviteteve të gjithanshme të ndërmarra nga zyrtarët policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup, më 3 dhjetor trupi i pajetë i të miturës V.G. e cili ishte raportuar e zhdukur më 27.11.2023, është gjetur në rrethinën e Shkupit, ndërsa në afërsi të Velesit, është gjetur edhe trupi i pajetë i P.Zh. (74) nga Velesi, i cili ishte raportuar i zhdukur më 24.11.2023. Në lidhje me dy rastet dyshohen pesë persona, tre prej të cilëve janë ndaluar, një është jashtë shtetit dhe një tjetër po merret në pyetje“, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Sipas organeve policore dhe prokurorisë, motivi për kryerjen e vrasjeve besohet të jetë “përfitimi material“.

Paraprakisht, në lidhje me veprat penale është gjetur një automjet i djegur, i tipit Citroen, dhe pas ekspertizës janë siguruar prova materiale për përfshirjen e personave të ndaluar, për të cilat pas dokumentimit të plotë të rasteve do të bëhet kallëzimi përkatës penal në koordinim me Prokurorin Publik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026