SPAK i qëndron akuzave ndaj Luan Dacit, vendimi pritet të jepet më 8 mars
Përfundon procesi në Gjykatën e Posaçme të Apelit ndaj ish-anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Dacit.
Në seancën e sotme është lexuar pretenca dhe mbrojtja, ku SPAK i ka qëndruar akuzave të ngritura ndaj tij për falsifikim dokumentesh, ndërsa mbrojta mohon akuzat duke kërkuar pafajësi.
Seanca e radhës do të zhvillohet më 8 mars, ku pritet te jepet vendimi.
Daci u mor në hetim nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) pak muaj më parë.
Më 1 dhjetor të vitit të kaluar ai u dënua me 6 muaj burg, vendim i cili u konvertua në 1 vit shërbim prove, ku u akuzua për falsifikim dokumentesh, pasi ka fshehur shkarkimin nga detyra nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në vitin 1997.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë i asaj kohe e kishte shkarkuar nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.
Kjo shkelje sipas ligjit për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit përbën shkak për mosplotësimin e kritereve për të qenë pjesë Kolegjit të Posaçëm të Apelit.
Lexoni gjithashtu:
Dorëhiqet një prej gjyqtareve, shtyhet seanca në Gjykatën e Posaçme për Luan Dacin
Ish-anëtari i KPA, Luan Daci kërkon pafajësi në apelin e GJKKO-së
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet