Hidhet shorti i Europa League, Manchester United përballet me Milanin në 11 mars

26 Shkurt 2021 | 13:12

Këtë të premte në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Europa League. Goglat në këtë raund rezervuan një përballje mes “djajve”, bëhet fjalë për Manchester United, i cili do të përballet me “Kuqezinjtë” e Milanit.

Ndërsa, Tottenhem në raundin 1/8-ve do të ndeshet me Dinamo e Zagrebit, kurse “topçinjtë” e Arsenalit do të përballen me “helenët” e Olympiakos.

Sfidë interesante pritet të jetë mes Romës dhe Shaktar Donestsk, kurse holandezët e Ajax-it do të përballen me zviceranët e Young Boys.

Dinamo Kyiv në këtë fazë pret në shtëpi spanjollët e Villarreal, ndërsa Granada ndeshet me norvegjezët e Molde.

Slavia Prague do të ndeshen me anglezët e Rangers, të besuarit e Steven Gerrard do të provojnë fatin e tyre për të kaluar në fazën gjysmëfinale në Ligën e Evropës, ku mund të pritet edhe një sfidë me një nga 3 ekipet e tjera të Premier Ligës.  

Të gjitha sfidat do të luhen të enjten e 11 marsit në orën 21:00, ndërsa ndeshjet e kthimit luhen më 18 mars.

Çiftet e fazës çerekfinale të Europa League:

  • Ajax – Young Boys
  • Dynamo Kyiv – Villarreal
  • Roma – Shaktar Donestsk
  • Olympiakos – Arsenal
  • Dinamo Zagreb – Tottenham
  • Manchester United – AC Milan
  • Slavia Prague – Rangers
  • Granada – Molde
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026