Foli në Kuvendin e “Rithemelimit”/ Abilekaj: Me çfarë statusi u ftua Argita Malltezi

4 Dhjetor 2023 | 21:38

“Kuvendi i “Rithemelimit” ishte një kuvend i vetmisë së madhe”, kështu tha Enton Abilekaj në “Now me Erla Mëhillin”.

Ai tha se ky Kuvend nuk tha asgjë, por konfirmoi se Partia Demokratike do jetë kështu siç është, nuk do ketë bashkim, sipas tij do ketë gjykim për kryetarin nga vetë kryetari, s’do humbasin zgjedhjet e do fitoj Rama.

Abilekaj foli gjithashtu edhe për fjalimin e vajzës së ish-kryeministrit Argita Malltezi në Kuvendin Kombëtar, ku  tha se ende nuk dihet se cili është synimi i fjalimit të saj.

“Pjesëmarrja e Argita  Berishës duhet parë nëse është ftuar ajo si gruaja e një të përndjekuri politik, siç e quan partia demokratike dhe vjen të dëshmojë si pjesë e familjes së të përndjekurve politik, se ka ndodhur edhe më parë që edhe njerëz të tjerë të kenë folur si të përndjekur politik.

Por se erdhi si e tillë, apo kjo është një përgatitje që ajo të marri drejtimin e Partisë Demokratike. Kjo nuk u bë shumë e qartë. S’mund ta themi me siguri që po i futet politikës. Statusi me të cilin ajo u thirr është ai më lart, si e persekutuar”,-tha Enton Abilekaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026