309 vende pune në OSHEE, nis faza e testimit dhe rekrutimit të aplikantëve

5 Dhjetor 2023 | 14:27

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike hapi aplikimet në mesin e muajit tetor për 309 elektriçistë, lexues e arkëtarë në 12 rajonet e vendit.

Institucioni deklaron se ka pasur një interes të lartë për këto pozicione, kryesisht nga të rinjtë nga arsimi profesional dhe tashmë që ka nisur faza e rekrutimit, në testim kanë hyrë 600 kandidatë.

Bazuar tek kërkesat e 12 drejtorive të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, tashmë mundësitë e punësimit janë në raportin 1 me 2.

Sistemi energjitik shqiptar ka në borderon e vet, rreth 7000 punonjës dhe më shumë 50%  e tyre janë punonjës terreni, konkretisht elektricistë, teknikë apo faturues, të cilët përballen me vështirësi pune. Në muajin tetor, për ta qeveria bëri një rivlerësim të pagave dhe sot të ardhurat mesatare të një elektricisti arrijnë në 70 mijë lekë, ndërkohë që për herë të parë në këtë sistem është përfshirë edhe vjetërsia e punës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026