“Rusia gjenocid ekologjik”, shembja e digës së Kakhovkës, Kievi padit Moskën në Hagë

5 Dhjetor 2023 | 14:46

Diga në Kakhovka të Ukrainës u dëmtua në qershor të këtij viti. Ajo që pasoi ishte një katastrofë ekologjike, me përmbytje masive dhe dëme të tjera.

Kievi fajëson Rusinë, duke insistuar se e sulmoi digën qëllimisht. Edhe pse nuk është provuar, ajo është vetëm një shembull i mënyrës se si agresioni i Rusisë në Ukrainë ka një impakt edhe tek ambienti.

Sot, dhjetëra hetues gërmojnë në terren, duke mbledhur baltë, duke bërë foto dhe vendosur flamuj të vegjël në tokë. Vladislav Ignatenko, një prokuror ukrainas, po kryen një hetim për krime lufte duke akuzuar Rusinë për gjenocid ekologjik. Kievi planifikon ta dërgojë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

“Të gjitha substancat që ishin në sipërfaqe u rrëmbyen nga rrjedha e ujit, që u përhap gjithandej. Në të ardhmen, të gjithë këta ndotës që u vendosën në terren do të përthithen nga toka dhe kafshët shtëpiake”, tha Vladislav Ignatenko, prokuror ukrainas.

Rreth 300 kilometra në rrjedhën e sipërme, në rrethinat e Zaporizhias, biologu Vadym maniuk ecën në një terren të tharë që është i mbushur me guaska midhjesh të shpërndarja në shtratin e vjetër të rezervuarit të Kakhovkës.

“Këtu ka pasur deri në 4 metra ujë. Miliarda organizma të gjallë u vranë papritur brenda pak ditësh, kur rezervuari u boshatis”, shprehet Vadym Maniuk, biolog.

Edhe pse Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk e njeh gjenocidin ekologjik si krim, dëmet ekologjike në shkallë të madhe mund të konsiderohen pjesë e krimeve të luftës.

Për hetuesit ukrainas, akuzat për krimin në fjalë janë të pamohueshme, ndërsa Rusia mohon përgjegjësinë. Të paktën 6 muaj më vonë, jeta po rikthehet, të paktën për bagëtitë, që mund të kullotin nëpër shkurre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026