Lavrov në takimin e OSBE, eksperti: Rusia e ka “thyer” embargon diplomatike

1 Dhjetor 2023 | 19:39

Analisti dhe eksperti Emilio Çika është shprehur se Rusia ia ka dalë që të thyejë embargo diplomatike të vendosur ndaj saj, pas nisjes së pushtimit në Ukrainë.

Teksa ishte I ftuar në Euroneës Albania, Çika tha se këtë Rusia e ka arritur edhe me ndihmën e vendeve të treta që nuk janë pjesë e BE-së.

Ai shtoi se OSBE nuk e ka fuqinë që të ushtrojë presion ndaj Rusisë, fuqi që sipas tij e kanë vetëm SHBA-të dhe BE deri diku.

“Konferenca ishte tejet formale dhe ishte një konferencë përmbyllëse e të gjithë punës që kishte presidenca e Maqedonisë së Veriut. Tashmë duhet thënë që fuqia qoftë diplomatike, qoftë e presionit që ka OSBE, nuk është në nivele të tilla që të bëjë presion kundrejt Federatës Rusë.

Vetëm SHBA dhe deri diku BE mund të bëjnë presion ndaj Federatës Ruse. Rusia arriti që të ketë një thyerje të asaj që është embargo diplomatike ndaj saj.

Kemi nja dalje jashtë kufijve të ministrit të saj. Këtë Rusia e ka arritur edhe me grupime të vendeve të treta, që nuk janë pjesë e bushtit SHBA-Europë”, u shpreh eksperti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026