RMV heq ndalimin për avionët rusë, në Shkup pritet mbërritja e Sergei Lavrov

24 Nëntor 2023 | 16:41

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka dhënë miratimin që të heqë ndalimin e fluturimit të avionëve rusë. Ky vendim lejon delegacionin rus, përfshirë kreun e diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, të zbarkojnë në Shkup për Këshillin Ministror të OSBE-së do të mbahet më 30 nëntor dhe 1 dhjetor.

Megjithatë, ende nuk ka konfirmim nëse Lavrov do të udhëheqë delegacionin. Sipas të dhënave jo zyrtare, në këtë takim mund të marrë pjesë vetëm zëdhënësja e ministrisë së Jashtme Ruse, Marija Zaharova.

Ndalimi i fluturimeve të avionëve ruse është një masë e vendosur që prej shkurtit të vitit 2022 nga vendet e BE dhe NATO, si formë reagimi për ofensivën ushtarake ruse në Ukrainë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026