Këshilli i Ministrave në Itali ratifikon marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët
Qeveria italiane i dha dritën jeshile marrëveshjes mes kryeministres Giorgia Meloni dhe homologut të saj shqiptar Edi Rama për transferimin e emigrantëve në Shëngjin, nënshkruar në Romë më 6 nëntor 2023.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave “OK” erdhi pasditen e sotme nga Këshilli i Ministrave. Pakti u nënshkrua pikërisht një muaj më parë në Palazzo Chigi nga Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.
Pas këtij “suksesi”, siç kujtoi Antonio Tajani, radha tani do të jetë Parlamenti, i cili do të vendosë nëse marrëveshja do të miratohet apo jo.
Protokolli i prezantuar nga dy krerët e qeverive, Giorgia Meloni dhe Edi Rama, parashikon krijimin e strukturave në Shqipëri për të mirëpritur emigrantët që kanë zbarkuar në brigjet italiane. Projektligji përcakton mbulimin financiar dhe rregullat e para të zbatimit të planit.
Zonat e dhëna nga Tirana-Romës do t’i nënshtrohen ekskluzivisht juridiksionit italian. Dhe Italia do ta mbajë barrën 100%, e cila do të duhet të krijojë një fond garancie dhe si paradhënie rimbursimi për vitin e parë, brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, do të duhet të paguajë 16.5 milionë euro në llogarinë e posaçme të thesarit të shtetit të hapur nga Shqipëria.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet