Të drejtat e grave/Aktivistja nga Kosova: Presidentja Osmani duhet të bënte më shumë
Aktivistja nga Kosova, Neri Ferizi, është shprehur se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duhet të bënte shumë më shumë për të drejtat e grave.
Komentet Ferizi i bëri përmes një lidhjeje në Euronews Albania, ku tha se Osmani është vetë grua dhe e di shumë mirë se çfarë do të thotë të jesh grua në Kosovë.
Ajo shtoi se gjendja e grave në Kosovë është në gjendje jo të mirë dhe këtë sipas saj e tregojnë edhe ngjarjet e ditëve të fundit.
“Në asnjë mënyrë gjëndja e grave nuk është e mirë. Ne kemi një edukim, ndoshta e keni parë edhe rezultatin e “Pisa” sot, që renditemi nga fundi. Presidentja nuk është statistikë e mirë për t’u marrë shembull dhe për të thënë që gratë janë në pozitë të mirë.
Presidentja ka qenë e dyta më e votuara në Kosovë. Lufta që ka bërë presidentja për të arritur atje ku është ka qenë e vështirë, por jo të gjitha gratë e kanë këtë mundësi që të ngrenë zërin për të arritur atje ku është.
Sidoqoftë kritika kemi edhe për presidenten që si grua është dashur ta ngrejë zërin shumë më shumë dhe të bëjë shumë më shumë, sepse është vetë grua dhe e di më së miri se çfarë do të thotë të jesh grua në Kosovë”, është shprehur Ferizi.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West