Ish-prefekti i Kukësit në GJKKO: Kam dhënë dorëheqjen, do përballem me drejtësinë

7 Dhjetor 2023 | 09:50

Në GJKKO është zhvilluar sot seanca e marrjes në pyetje dhe verifikimi i kushteve të zbatimit të masës së sigurisë për prefektin e Kukësit Granit Gjana, i pezulluar nga detyra një ditë më parë me akuzën e abuzimit me tenderë.

GJKKO la në fuqi masën e pezullimit për prefektin e Kukësit. Ky i fundit në një fjalë për mediat pas seancës tha se ka dhënë dorëheqjen nga posti në mënyrë që të përballet me drejtësinë si qytetar i lirë.

“Kam dhënë dorëheqjen si prefekt për t’u përballur me drejtësinë si qytetar i lirë. Do ndjek rrugën ligjore”, u shpreh Gjana.

Sipas SPAK, Granit Gjana gjatë kohës që ka qenë zëvendës kryetar i bashkisë së Kukësit, ka penguar një kompani që të merrte pjesë në 2 tenderë për “blerje karburanti” në vlerën 21 milionë lekë.

Shkeljet sipas prokurorisë së posaçme janë bërë në vitin 2023 gjatë kohës që Granit Gjana si zëvendës kryetar, ka qenë titullar i Autoritetit Kontraktor i bashkisë së Kukësit për këto tenderë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026