Republikanët bllokojnë ndihmën miliarda dollarë për Ukrainën dhe Izraelin

7 Dhjetor 2023 | 11:11

Anëtarët e Senatit në SHBA nga radhët e Partisë Republikane, kanë bllokuar miratimin e ndihmave për Ukrainën pas dështimit për të siguruar kompromise rreth menaxhimit të kufirit, të cilat i kishin kërkuar si shkëmbim.

Pakoja 110-miliardëshe përfshinte 61 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën si dhe fonde për Izraelin e për ndihma në Gaza.

Kundër projektligjit votuan 51 senatorë, ndërsa vetëm 49 e përkahën atë. Për miratimin e pakos nevojiteshin 60 vota. Ky votim sjell paqartësi për të ardhmen e ndihmave të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën dhe i kthen ligjvënësit në tavolinën e bisedimeve vetëm disa ditë para pushimit të planifikuar dimëror të Kongresit.

Të gjithë anëtarët e Partisë Republikane në senat votuan kundër ndihmave, bashkë me senatorin e pavarur, Bernie Sanders, i cili më herët gjatë ditës kishte shprehur rezerva për shkak të përfshirjes së miliarda dollarëve ndihmë ushtarake për Izraelin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026

Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, i ka kërkuar drejtpërdrejt homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndalimin e luftimeve në Ukrainë dhe ka propozuar një “ngrirje”...
19:46 | 25/07/2026

Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti

Një aeroplan i vogël u rrëzua mbi çatinë e një shtëpie në Ganderkesee, në rajonin e Oldenburgut në Gjermani, duke i marrë jetën pilotit. Për...
18:47 | 25/07/2026