Turizmi dimëror në Jug, ujërat termale të Bënjës po kthehen gjatë fundjavës në një qendër turistike natyrore
Turizmi dimëror në jug të Shqipërisë ka një kryeqendër. Ajo është Ujërat Termale të Bënjës. Këtu vizitorë të shumtë nga Shqipëria dhe jashtë vendit po vijnë për të kaluar disa orë të këndshme. Megjithëse temperaturat janë nën zero, janë të shumtë turistët që po zgjedhin këtë pikë natyrore .
“Shikoni çfarë mrekullie. Këtu është ujë i ngrohtë mineral. Aty përballë ke malin e Nemërçkës me dëborë. Këtu ke një luginë që duhet të kesh ca mjete për t’u futur, por që ka një mrekulli të paparë. Ata që e kanë vizituar kanë ngelur të mahnitur”, shprehet një qytetar.
“Ne po ja kalojmë aq mirë, saqë themi që kurrë nuk kemi qenë më mirë. Ta frekuentojmë natyrën shqiptare, sepse është parajse në tokë”, thotë një tjetër.
Fare pranë burimeve natyrore të Bënjës ndodhet dhe fshati me të njëjtin emër. Rruga e amortizuar i ka frenuar vizitorët, por disa prej tyre arrijnë të zbulojnë këtë fshat 400-vjeçar, i vlerësuar nga qeveria si Qendër e Mbrojtur Historike.
“Ka qenë kishe me emër, vinin njerëzit flinin 40 ditë këtu. Ka shëruar shumë njerëz. E thoshin pleqtë që bën ferkë. Tani vijnë, po rrallë, nuk vijnë shumë. Ja, një copë rrugë s’e bëjnë, sa do kushtojë?” shprehet një qytetare.
Lumi Langarica, fshati Bënjë dhe burimet termale po kthehen në një qendër turistike natyrore mjaft të frekuentuar gjatë dimrit. Turistët dhe banorët janë në pritje të investimeve të munguara për infrastrukturën turistike dhe atë rrugore.
Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura