Rriten tensionet mes dy vendeve, Brazili vendos trupa në kufirin me Venezuelën

7 Dhjetor 2023 | 13:47

Brazili po vendos trupa përgjatë kufirit të tij me Venezuelën pasi Karakasi njoftoi planet për të aneksuar rajonin e pasur me naftë Essequibo të kontrolluar nga Guajana.

Ushtria braziliane njoftoi se po rrit praninë e saj në rajon si pjesë e një përpjekjeje për të “garantuar paprekshmërinë e territorit”, raporton BBC, duke cituar agjencinë franceze AFP.

Venezuela ka rinovuar pretendimet e saj ndaj rajonit Essequibo, i cili është diskutuar që nga shekulli i 19-të kur Guajana ishte një koloni britanike, pasi rezervat e naftës dhe gazit u zbuluan në shtratin e detit disa vjet më parë.

Tensionet midis dy vendeve janë rritur që nga një referendum në Venezuelë të mbajtur të dielën, në të cilin më shumë se 95 për qind e votuesve mbështetën pretendimin e qeverisë për Essequibo.

Pas referendumit, udhëheqësi venezuelian Nicolas Maduro i kërkoi kompanisë shtetërore të naftës të lëshonte leje për shfrytëzim në Guajana dhe propozoi që Asambleja Kombëtare të miratonte një ligj që do ta bënte zonën pjesë të Venezuelës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026