Të rinjtë perceptojnë më pak korrupsion në vend!
Në analizën e të dhënave të fundit mbi perceptimin e korrupsionit në vendin tonë, rezulton se të rinjtë janë grupmosha që perceptojnë më pak korrupsion në vend dhe në qeverisje, se sa grupmoshat e tjera.
Pavarësisht se në rezultatet e sondazhit të fundit, shifrat e perceptimit të korrupsionit janë në nivele të larta, me 82.7 %, në analizën e këtyre të dhënave sipas grupmoshave, të rinjtë kanë përqindjen më të ulët me 10 % më pak se grupmoshat e tjera, më të mëdha.

Tek 18-24 vjeçarët perceptimi për korrupsionin është 70,6 %, dhe rritet menjëherë ndjeshëm tek 25-34 vjeçarët me 84.2 %, arrin nivelin maksimal tek 45-54 vjeçarët me 87.4 % dhe mban pak a shumë të njëjtin trend edhe tek grupmoshat më të rritura, 55-64 vjeçarët apo 65-75 vjeçarët.
Ky trend i grupmoshave më të reja vihet re pothuaj në të gjitha pyetjet e bëra nga Barometri. Psh: Kur pyeten; “Krahasuar me 5 vite më parë korrupsioni në Shqipëri është ulur apo rritur”, rezulton se tek ata që mendojnë që është ulur, përqindjen më të lartë e zënë 18-24 vjeçarët.

Kështu 36.8% e atyre që mendojnë se korrupsioni në Shqipëri është ulur janë pikërisht më të rinjtë, ndërsa grupmoshat e tjera më të rritura, janë shumë më pak në përqindjen e atyre që mendojnë se korrupsioni është ulur.
I njëjti trend vërtetohet edhe kur i pyet qytetarët për eksperiencën personale krahasar me 5 vite më parë.

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta