Scaloni “sinjale” lamtumire: Argjentina meriton një trajner tjetër, nuk jam i duhuri
Deklaratat e shpeshta të trajneri Lionel Scaloni kanë trembur drejtuesit e federatës argjentinase të futbollit, me 45-vjeçarin i cili ka dhënë sinjale lamtumire.
Diçka e tillë ka ndodhur dhe gjatë shortit të grupeve për kupën e Amerikës 2024. Për mediat, kampioni i botës konfirmoi se do të largohet nga skuadra, pasi nuk është i duhur për drejtimin e albiçelestëve.
“Mendoj për momentin që po jetoj. Është e rëndësishme të ndalim topin e të flasim, nuk ka asgjë të çuditshme. Lojtarët janë mirë, skuadra është mirë dhe duhet një trajner që është mirë, me të gjitha energjitë. E thashë dhe e përsëris, kanë nevojë për një trajner të nivelit të tyre. Marrëdhënia me presidentin Tapia është shumë e mirë, është një çështje personale”, tha Scaloni.
Scaloni ka pasur dhe një përplasje me yllin e Interi Miamit, Lionel Messin, për të cilin pohoi se çështja është sqaruar. Sa i përket karrierës si trajner, 45-vjecari ka drejtuar vetëm Argjentinën, pasi tek Sevilla ka pasur rolin e ndihmësit, diçka të tillë e bëri pas 2017 dhe tek kampionët e botës, për të kaluar më pas në rol kryesor.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta