“Dëshiroja kthimin në Barcelonë”- Lionel Messi flet për transferimin në SHBA
6 muaj më parë, kampioni i botës Lionel Messi iu bashkua skaudrës së Inter Miami në MLS. Që prej atij momenti, futbollisti në fjalë asnjëherë nuk e ka diskutuar vendimin e tij, por së fundmi ka treguar arsyet pse e shtynë t’i drejtohet Amerikës. 36-vjeçari ka pohuar se dëshira e tij e parë ishte të rikthehej në Barcelonë.
“Kisha në tryezë disa opsione që ishin interesante, por më duhej të analizoja dhe mendoja shumë, madje i diskutova me familjen time, përpara se të merrja vendimin përfundimtar për të ardhur në Miami. Opsioni im i parë ishte të kthehesha në Barcelonë, por nuk ishte e mundur. U përpoqa të kthehesha, por nuk ndodhi”, tha Messi.
8 herë fituesi i topit të artë ka dhënë një përgjigje edhe për thashethemet e qarkulluara për kalimin në Arabinë Saudite.
“Kam menduar shumë për të shkuar në ligën saudite, sepse e njoh vendin dhe e di që kanë krijuar një kompeticion shumë të madh, i cili në të ardhmen mund të bëhet shumë i rëndësishëm. Si ambasador i turizmit të vendit, ishte një destinacion tërheqës për mua, veçanërisht sepse më pëlqeu gjithçka që vizitova, për shkak të mënyrës sesi po rritet futbolli atje dhe përpjekjeve që po bëjnë për të krijuar një kompeticion të nivelit të lartë”, tha më tej Messi.
Lionel Messi u largua nga PSG në muajin qershor, ndërsa u përfol se do të kalonte në disa skuadra, madje duke bërë publike detaje nga kontrata, por asgjë nuk rezultoi e tillë, ai iu bashkua Inter Miamit, ekip që është nën pronësinë e David Beckham.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë