“Gjendjen mendore e ke…”- Biden përplaset me Trump: Garoj për të të ndalur

6 Dhjetor 2023 | 15:05

Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se pjesë e motivimit të tij për të kandiduar për një mandat të dytë vitin e ardhshëm është parandalimi i rikthimit në pushtet të Donald Trump.

“Nuk mund të lejojmë që ai të fitojë”, ka thënë Biden për gazetarët.

Nga ana tjetër, në një intervistë për “Fox News”, Trump nuk e përjashtoi abuzimin me pushtetin nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë. Gjithashtu, ai tha se rivali i tij është shumë i plakur për një revansh politik.

Asnjë nga kandidatët nuk është ende i emëruar zyrtar nga partitë respektive. Trump udhëheq garën e republikanëve edhe pse përballet me një seri çështjesh penale. Ndërsa Biden, si president në detyrë, është kandidati i supozuar i demokratëve.

Sondazhet e fundit tregojnë një garë hipotetikisht të ngushtë mes dy rivalëve, teksa fushata zgjedhore për 2024-n po bëhet më e nxehtë.

Duke folur për gazetarët jashtë kamerave, në një fushatë për mbledhje fondesh, Biden tha: “Nëse Trump nuk do të garonte, nuk jam i sigurt nëse do të garoja unë. Por nuk duhet ta lejojmë të fitojë”, u shpreh Biden.

Ndërkohë, Trump, kur u pyet nga gazetari i “Fox Neës” nëse ishte i gatshëm t’u premtonte amerikanëve se nuk do ta përdorte kurrë pushtetin për t’u hakmarrë, u përgjigj:

“Me përjashtim të ditës së parë, kur do të mbyll kufijtë dhe do të anuloj politikat për klimën, duke rifilluar kërkimet për naftë”, tha Trump.

Ish-presidenti akuzoi demokratët se po abuzojnë me pushtetin, ndërsa sa i takon Biden theksoi se, nuk ka shanse që ai ta përballojë fizikisht fushatën elektorale.

Ai shtoi se gjendja mendore e rivalit të tij është “po aq keq, ose më keq” se gjendja e tij fizike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026

Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump

Një 39-vjeçar nga Rochester, New York, është arrestuar nga autoritetet federale pasi akuzohet se kërcënoi me vrasje Donald Trump Jr., djalin e madh të presidentit...
21:25 | 14/07/2026

Trump i pagoi 5.6 mln dollarë dëmshpërblim Jean Carroll-it për sulm seksual dhe shpifje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka paguar autores E. Jean Carroll 5.6 milionë dollarë, pasi një juri e shpalli fajtore në një gjyq civil...
21:25 | 14/07/2026