Grabitja në Tiranë, policia jep detaje: Qëlluan ndaj efektivëve, RENEA në terren
Policia e Tiranës ka ndarë informacionin zyrtar për grabitjen me armë që ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në një banesë në fshatin Prush.
Policia bën me dije se disa persona kanë tentuar të vjedhin me armë banesën për të cilën është lajmëruar policia.
Pas njoftimit të marrë efektivët kanë shkuar në vendngjarje ku janë përballur me grabitësit të cilët kanë qëlluar në drejtim të tyre.
Efektivët janë kundërpërgjigjur dhe janë vënë në ndjekje të autorëve që janë larguar në drejtim të Farkës me një automjet Audi me targa AA943SG.
Në terren janë dhe ekipet e RENEA-s që po punojn ë për kapjen e tre autorëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 09.12.2023, rreth orës 19:13, në fshatin Prush, përballë ambulancës, në banesën e shtetasit G. H., janë futur disa persona, të armatosur.
Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe në momentin që janë afruar afër banesës, tre personat e armatosur, kanë qëlluar me armë ndaj tyre. Policia është përgjigjur me armë ndaj tyre.
Shërbimet e DVP Tiranë, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta