Babai i Naimit konfirmon takimin me djalin në burg: Ç’më tha për vrasjen e Liridonës
Babai i Naim Murselit, Shabani, ka konfirmuar se ka takuar të virin në burgun e sigurisë së lartë, ku ai po mbahet si i dyshuar për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt.
Në emisionin “Kojshia Show”, ai tha se takimi mes tyre, ka ndodhur gjatë ditës së premte. Murseli pohon se djali i tij i kishte thënë se nuk ka ditur për vrasjen e Liridonës atë natë.
“Sipas fjalëve të tij që i kam marrë, Naimi as nuk ka paguar 30 mijë euro, as nuk ka blerë armë dhe as nuk e ka ditë për vrasjen atë natë”, tha Shaban Murseli.
Kujtojmë se Liridona u vra të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.
Fillimisht ngjarja u raportua si “grabitje me pasojë të vrasjes”, por më pas u zbulua se pas vrasjes qëndronte Naimi, si porositës i autorëve.
Lidhur me ngjarjen janë arrestuar deri më tani 4 persona, mes të cilëve edhe autori i dyshuar i vrasjes, Granit Plava dhe bashkëshorti i Liridonës, Naimi, që dyshohet të ketë qenë porositësi.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset