Kriza humanitare në Jemen, OKB organizon konferencë donatorësh për të ndihmuar 16 milionë njerëz
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka organizuar një konferencë donatorësh të drejtuar nga Suedia dhe Zvicra për t’i ardhur në ndihmë Jemenit, shtet i cili po përjeton një krizë të paprecedentë humanitare.
Sipas OKB-së, Lufta në Jemen e ka shndërruar shtetin e varfër në një vend të pa shpresë, ku dëmet janë në nivele të pakthyeshme.
Në një intervistë për Euronews, Jan Egeland, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit norvegjez të Refugjatëve tregoi mbi vizitën e tij në Jemen.
cite_header=Takova nëna me fëmijë në gjendje katastrofale. Më treguan se pas përgjysmimit të racioneve ushqimore ato nuk mund të ushqenin me gji fëmijët e tyre. 16 milionë njerëz kanë nevojë urgjente për ushqim në Jemen. Ky është komuniteti më i madh në nevojë në të gjithë botën. Nëse nuk do të kemi sukses në konferencën e donatorëve do të jemi dëshmitarë të një krize urie që bota nuk e ka parë që nga vitet 80-të në Etiopi dhe Sahel.
cite_author=Jan Egeland
cite_description=Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit norvegjez të Refugjatëve
]
Ndërkohë SHBA-ja e ka tërhequr rezolutën ku Partia Huthi cilësohej si një organizatë terroriste, pasi kishte një impakt shkatërrues mbi popullsinë e Jemenit, duke mos lejuar aksesin ndaj ushqimeve dhe karburantit.
“Një ndër të paktat lajme pozitive është dhe ajo e vendimit të Administratës Biden për të tërhequr rezolutën që e cilësonte Partinë Huthi si një organizatë terroriste, pasi ata kontrollojnë 75% të popullsisë në Jemen dhe tentativat për të negociuar bisedimet për paqe,” – tha Egeland
Në konferencën e së hënës, Kombet e Bashkuara shpresojnë të mbledhin 3.85 miliardë dollarë nga kombet donatore. Vitin që shkoi konferenca arriti të mblidhte 1.9 miliardë dollarë, afërsisht gjysmën e shumës së nevojshme.
Lexoni gjithashtu:
Variantet e reja të virusit, rritet prania në kufirin franko-gjerman, vështirësohet kalimi
Pasaporta e gjelbër e COVID-19 që lejon lëvizjen e qytetarëve, shkakton debate në BE
“Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5