Zbukurime artizanale për festa/ Në Gjirokastër rritje të kërkesave për këto punime

10 Dhjetor 2023 | 16:41

Zbukurimi i mjediseve për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri duke përdorur punimet artizanale është tendenca e këtij viti në Gjirokastër.

Punimet karakteristike të artizanëve lokalë janë të kërkuara jo vetëm nga turistët por edhe vendasit. Punimet si drugdhndie, qëndisje tradicionale madje këto lloj punimesh i shkëmbejnë edhe si dhurata për fundviti.

” Mundohemi që të bëjmë prodhime të reja për Krishtlindjet për të zbukuruar pemën e Vitit të Ri, për dhurata të ndryshme, për këtë kemi filluar që mbas sezonit turistik shtator-tetor,  kemi filluar që të prodhojmë për Vitin e Ri, bëjmë dhe ulje çmimesh që të munden të gjithë njerëzit ti blejnë me çmime më ekonomike për dhurata dhe për të zbukuruar shtëpitë për festa”-tha Vjollca Mezini, mjeshtre qëndistare.

Krahas suvenireve për dhurata, të preferuara janë edhe produktet artizanale për të dekoruar mjediset familjare apo dhe tryezat e festave

“Ka dhe shumë produkte që i marrin për festa, për të rregulluar shtëpitë, perde të reja, mbulesa të reja për të shtruar për festa, për të bërë një ndryshim prapë për festa në shtëpitë e tyre, pastaj ka dekorime”- shtoi Mezini.

Rikthimi i traditës, ka qenë një tjetër faktor që ka ndihmuar për ti dhënë akoma dhe më shumë vëmendje këtyre punimeve.

“Shumë njerëz shkojnë nëpër fëmijë jashtë shtetit, për të bërë vizita, për të parë familjarë, për të festuar festat dhe për këtë vijnë edhe marrin dhurata të ndryshme në dyqan”- shtoi ajo.

Në vigjilje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, qyteti i Gjirokastrës ka marrë një pamje të veçantë ndërsa në këtë periudhë dimri po preferohet për tu vizituar nga turistët.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026