“Gzo n’Shkodër”/ Atmosfera e festave mbledh turistët nga e gjithë bota

10 Dhjetor 2023 | 19:17

Atmosfera e festave që ka përfshirë Shkodrën që nga 1 Dhjetori ka tërhequr përreth vehtes edhe turistë të huaj të cilët ndodhen në Shqipëri. Shqiptarë që kanë ardhur nga Austria, apo turistë spanjollë i gjen në sheshin festiv të ngritur para bashkisë Shkodër.

Ata tregojnë se kanë gjetur një atmosferë të ngrohtë në Shkodër, dhe premtojnë se do të kthehen sërish në Shqipëri gjatë sezonit të verës….

“Është një vend i bukur me plot drita, është një atmosferë shumë e bukur. Asht një vend shumë I bukur dhe të gjithëve që do të vijnë do ti bëjë përshtypje”

“Është hera e parë që vijmë këtu. Duket një vend shumë i bukur, ne jemi nga Spanja nga Saragoza.  Jemi shumë të impresionuar nga kultura mesdhetare, nga festat dhe gjithçka tjetër duket shumë bukur”

“Ne jemi të gjithë nga Spanja. Të gjithë shqiptarët janë shumë të mirë, na pyesim nga vijmë. Eshtë hera e parë që jemi në Shkodër, kemi ardhur sot në mëngjes në Shkodër. A doni te ktheheni sërish ? Po kemi shumë dëshirë të vijmë sërish në verë këtu”

“E dashuroj këtë, realisht e dashuroj këtë atmosferë. Njerëzit janë të lumtur, këndojnë kërcejnë i ngjan shumë Spanjës, njerëzit janë shumë të zjarrtë”- shprehen qytetarët.

Bashkia Shkodër këtë vit, nisi festën me 1 Dhjetor nën slloganin “Gzo n’Shkodër” duke sjellë çdo natë në sheshin para bashkisë një atmosferë feste, të gërshetuar me shtëpizat që ofrojnë shërbimet dhe produkte për të gjithë si dhe lojërat për fëmije të cilat janë kryefjalë e ditëve festive të krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026